SHSKUK ka hapur konkursin për katër klinika të QKUK-së, Kirurgji Abdominale, Urologji, Reumatologji, Hematologji dhe konkursin për drejtor të Instituteve Para-klinike. Në garë për Kirurgjinë janë dy doktorë shkence dhe dy specialistë
Para dy ditësh është mbyllur konkursi për drejtorë të katër klinikave, Kirurgji Abdominale, Urologji, Reumatologji, Hematologji dhe konkursin për drejtor të Instituteve Para-klinike. Gazeta Shneta nga burime ka mësuar emrat e të gjithë mjekëve që ia kanë mësyrë këtyre pozitave.
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale pozitën e Dr. Rifat Bajramit po synojnë ta zënë Dr. Ferat Sallahu, Dr. Skender Zatriqi, Dr. Adem Rrusta dhe Dr. Besim Sermaxhaj. Dy të parët, Sallahu dhe Zatriqi mbajnë tituj Doktor Shkence, ndërsa Rrusta dhe Sermaxhaj janë Specialistë. Sipas informatave nga uebfaqja e SHSKUK-së, Dr. Ferat Sallahu është Shef i Ambulantes Specialistike, ndërsa Dr. Adem Rrusta është Shef i Repartit.
Për pozitën e drejtorit të Klinikës së Urologjisë janë vetëm tre kandidatë. Njëri nga kandidatët është Dr. Sabit Mehmeti, i cili aktualisht udhëheq me këtë klinikë në cilësinë e Ushtruesit të Detyrës. Kundërkandidatët e tij janë Dr. Agron Beqiri dhe Dr. Naser Osmani. Mehmeti është PhD, ndërsa Beqiri dhe Osmani janë specialistë.
Tre kandidatë janë edhe për pozitën e drejtorit të Reumatologjisë në QKUK. Ata janë Dr. Avni Kryeziu, Dr. Arta Gashi dhe Dr. Bastri Durmishi. Ndërkaq në Klinikën e Hematologjisë kanë kandiduar Dr. Shemsedin Sadiku, Dr. Suzana Krasniqi, Dr. Fitim Gashi dhe Dr. Aferdita Ukimeraj.
Pozitës së drejtorit të Instituteve Para-klinike të QKUK-së ia kanë mësyrë Dr. Labinot Shahini, Dr. Shkelzen Reçica, Dr. Sadushe Loxha dhe Dr. Rinë Limani.
Këta kandidatë pritet t’i nënshtrohen testit me shkrim dhe nëse arrijnë mbi 50 pikë do të hyjnë në intervistë para Komisionit Përzgjedhës. /Gazeta Shneta/