Sylejman Selishta që punon si inspektor i shërbimeve publike në komunën e Gjilanit, ditë më parë pësoi sulm në zemër shkaku i temperaturave të larta.
Por falë një vendimi të marrë nga kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, ai do të këtë mundësinë që të pushojë deri sa t’i përmirësohet shëndeti dhe në të njëjtën kohë të paguhet, njofton Klan Kosova, transmeton Gazeta Shneta.
Në fakt vendimi i liron nga puna gjatë kësaj kohe të gjithë punonjësit komunalë që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike, përfshirë këtu edhe gratë shtatzëna.
Ndryshe komuna e Gjilanit, është e para që ka nxjerrë një vendim të tillë gjatë kohës kur në vend po mbizotërojnë temperatura të larta. /Gazeta Shneta/