Gazeta Express ka mësuar se ish-Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i partisë së LDK, Isa Mustafa, nuk është në rrezik për jetë, por shëndeti i tij është komplikuar seriozisht. Express ka mësuar se mjekët dyshojnë se Mustafa është prekur nga “Guillan-Barré syndrome”.
Ish-Kryeministri Mustafa ka një javë që është shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Pka informacion është dhënë në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore nga familja dhe partia LDK.
Megjithatë, gjendja shëndetësore e liderit opozitar është pak më serioze se sa një grip i zakonshëm sezonal. Madje, sipas informatave të marra nga Express, Mustafa nuk është në gjendje të lëvizë.
Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.
Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazetën Express.