Një në 68 fëmijë brenda SHBA është i prekur nga çrregullimi i autizmit, i cili është njëri nga paaftësitë që zhvillohen më së shpejti, bazuar në raportimin e Centers for Disease Control and Preventation.
Një intervenim i hershëm dhe terapia e sjelljeve është qelësi kyq, por numri i terapistëvë nuk po përkon me rritjen e diagnozave të tilla tek fëmijët, prandaj shumica e prindërve po presin me muaj të tërë për të marrë ndihmën e nevojshme për fëmijët e tyre.
Ky fakt ngriti motivimin e një grupi terapistësh nga laboratori i Universitetit Stanford, për të krijuar një paisje për fëmijët me autizëm që do të mund të përdoret në shtëpi. Teknologjia e quajtur Autism Glass Project, përdor softuerin njohës të fytyrave, dhe funksionon në Google Glass. Ai mund të lexoj shprehjet e fytyrave dhe i jep shenjë, përdoruesit, për t’i treguar çfarë emocioni po shohin, shkruan CNBC, transmeton Gazeta Shneta.
Gjigandi Google, ka dhuruar 35 paisje Google Glass në Universitetin e Stanfordit për projektin tashmë të nisur, por për arsyen se hardueri i tyre nuk ka vazhduar prodhimin, ende nuk është e kjartë nëse kompania në fjalë do të vazhdojë të mbështesë projektin në fjalë.
Ky projekt ka qenë duke u zhvilluar tashmë 2 vite, dhe është testuar në më shumë se 100 fëmijë autist. Grupi, së fundi, ka dhuruar këtë paisje tek 24 familje për të testuar funksionin e saj.
Hapi i ardhshëm i grupit do të jetë sprova brenda klinikave spitalore për të vërtetuar se kjo paisje funskionon. Përafërsisht është thënë se do të bëhen 50 sprova duke filluar nga vjeshta e këtij vitit, dhe pastaj të jepet analiza përfundimtare rreth këtij projekti. /Gazeta Shneta/