Komisioni për Shëndetësi ngrit koeficientin për specialistët dhe infermierët

2018-11-08 në ora 16:27

Deputetët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi kanë hartuar një amandament ku parashihet ngritja e koeficientit të mjekëve specialistë nga 5.0 në 6.0 dhe infermierëve nga 2.2 në 3.0

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi ka shqyrtuar sot kërkesat e punëtorëve shëndetësorë për nivelizimin e pagave në projektligjin e ri për pagat. Anëtarët e këtij komisioni kanë hartuar një amandament ku janë plotësuar të gjitha kërkesat e punëtorëve shëndetësorë.

Sipas këtij amandamenti që pritet të shkoj në votim në kuvend, mjekët specialistë do të kenë koeficientin 6.0, nga 5.0 sa ishte vendosur në draftin e projektligjit të miratuar nga Qeveria. Ngritje poashtu do të kenë edhe infermierët nga 2.2 në 3.0 për bachellor dhe nga 1.9 në 2.4 për infermierët me shkollë të mesme, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërkaq mjekët, stomatologët dhe farmacistët në specializim në këtë amandament janë vendosur me koeficient nga 3.4 në 4.5, mjeku i përgjithshëm nga 3.4 në 4.0, fizioterapeutët 3.2 dhe ndihmës infermierët nga 1.7 në 2.0.

Kujtojmë se koeficienti 1 llogaritet me pagë 239 euro. Kësisoj mjeku specialist sipas këtij versioni nëse votohet në kuvend, do të ketë pagë mbi 1430 euro, ndërsa infermierët bachellor mbi 700 euro dhe ata me shkollë të mesme mbi 570 euro. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *