Internti ka bërë bujë të madhe. Rrjetet sociale janë bërë aq të rëndësishme për ne, sa asgjë duket sikur nuk ekziston nëse ne nuk e publikojmë.
Vetëm dy ditë më parë kur Facebook-u dhe Instagram-i pësuan një defekt, interneti u çmend dhe njerëzit nuk dinin se çfarë të bënin me kohën që iu kishte mbetur e lirë.
Kaq i rëndësishëm është celulari dhe mediat sociale, sa nëse dikush nuk publikon në të detaje nga jeta personale atëherë ti do të gjesh medoemos arsyen apo “të fshehtën”.
I tillë është edhe rasti i një ndjekëseje të Xhensila Myrtezajt, e cila me një aludim që shkon në ekstrem, shkruan se ka gjetur sekretin e jetës së këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Bes Kallaku.
Dhe ajo prek në pikën më të brishtë të çiftit, te vajza e tyre Ajka, për të cilën shkruan me bindje se ka probleme me zhvillimin!