Vezët e pulës janë një nga ushqimet më të përdorura në pothuajse të gjitha kuzhinat anëembanë botës.
Ky përdorim i gjerë i tyre pa dyshim se vie nga përmbajtja e tyre me proteina dhe me yndyra të shëndetshme për organizmin e njeriut, transmeton GazetaShneta.
Po kur bie fjala për nënat shtatzëna, a lejohen të hanë vezë gjersa janë me barrë?
Pa dyshim se vezët tek shtatzënat kanë po ashtu një efekt të mirë pozitiv për shkak se vezët zhvillojnë fetusin.
Përbërja e vezëve me koline dhe me omega 3 bën që shtatzënat të lindin bebe me zhvillim të lartë të trurit. Po ashtu ato nuk do të kenë probleme me tubin neutral.
Niveli i preferuari kalorive tek nënat që po presin fëmijë është rreth 80 kalori andaj konsumi i vezeve mund të plotësojë më së miri këtë nivel, shkruan “Parents”.
Sa vezë brenda ditës?
Ndonëse të mira, edhe vezët e kanë një limitr konsumi si për shtatzënat ashtu edhe njerëzit e tjerë. Mirëpo kur flasim për shtatzënat që kanë nivel të lartë të kolesterolit duhet të evitojnë ngrënien e më shumë se një veze; në raste kur kolesteroli është në nivel normal, nënat mund të hanë deri në 2 vezë maksimumi.
Por gjatë përgatitjes së tyre duhet patur shumë kujdes për shkak se vezët e ziera pak ose të pafërguara mirë mund të bartin visurin e salmonelës tek nënat./GazetaShneta/