Kojcici: Pacientët me disekcion të aortës janë lënë në Emergjencën e QKUK-së për 5-6 orë

2018-11-08 në ora 15:14

Kardiokirurgu Besnik Kojcici duke folur sot për disekcionin e aortës dhe statistikat e vdekshmërisë në Kosovë e në vendet evropiane, ka thënë se çdo minutë në këtë patologji është jetike. Ai ka deklaruar se në spitalin ku punon, kanë ndodhur raste kur famijarët iu kanë thënë se pacientët kanë qëndruar deri në 5-6 orë në Emergjencën e QKUK-së me disekcion të aortës. Kjo sipas tij është e patolerueshme

Kardiokirurgu Besnik Kojcici ka mbajtur sot një prezantim në Telemjeksinë e Kosovës në QKUK, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Radiologjisë ku këtë vit është folur për imazherinë e zemrës. Kojcici ka prezantuar me temën mbi disekcionet e aortës, për çka ka deklaruar se ndihma e radiologëve në këtë patologji është e pazëvendësueshme.

“Epidemiologjia e disekcionit të aortës është se çdo vit paraqiten prej 3-8 raste në 100 mijë banorë. Vetëm 15-20 për qind e tyre diagnostikohen në fillim, 20-30 për qind vdesin pas simptomave të para, 20 për qind vdesin në spitale dhe kaq është edhe rrisku i kësaj patologjie, ndërsa 30-80 për qind vdesin brenda 48 orëve të para, kurse pas tri jave vetëm 10 për qind i mbijetojnë sëmundjes”, ka treguar Kojcici. Ai ka shtuar se kjo sëmundje është me rrezikshmëri shumë të lartë dhe sa më shumë që vonohet, sipas literaturës, 1-2 qind vdesin për çdo orë që kalon.

Kojcici ka shtuar se sipas statistikave në 100 mijë banorë ka 5-8 tetë raste të disekcionit të aortës. “Te ne kemi 0.8 raste në vit të diagnostikuar me këtë patologji në vitin 2016. Për vitin 2017 dhe 2018 nuk kemi sepse po trajtohen në QKUK dhe besoj që kolegët e klinikës universitare do të dalin me rezultate sepse është me rëndësi. Pra në Kosovë me 1.7 milion banorë duhet me qenë rreth 75 raste me disekcion të aortës”, ka thënë kardiokirurgu.

Ai ka shtuar se në spitalin ku punon kanë pasur 23 për qind vdekje gjatë vitit 2016, gjë që sipas tij është e arsyeshme. “Deri sot me numra kemi pas 23 raste, 4 ose 5 kanë vdek për arsye që nuk është momenti me i përmend këtu”, ka thënë ai.

Kojcici ka theksuar se sistemi shëndetësor i një vendi duhet të organizohet më mirë në mënyrë që të veprojë më shpejt kur pacienti vjen me këtë patologji.

“Janë shumë faktorë që e rrezikojnë diagnostikimin dhe intervenimin kirurgjik. Problemet janë organizative, nëse një pacient vjen me dhembje të madhe në QKUK duhet të bëhet ekografi e zemrës fillimisht sepse një kardiolog me përvojë mund ta shoh çarjen e aortës. Çdo minutë tek këta pacientë është jetik. Sa më shpejt aq më mirë. Por problemi është se derisa vjen pacienti në QKUK, analiza, ekzaminime etj, prandaj kërkohet organizim më i mirë shëndetësor. Kemi pas raste kur kanë ardh familjarët dhe na kanë treguar se pacientët kanë qëndruar me 5-6 orë me disekcion të aortës në Emergjencë. Kjo është e patolerueshme”, ka deklaruar Kojcici.

Ai ka theksuar se një nga faktorët më të rrezikshëm të kësaj sëmundje është hipërtensioni, ndërsa simptomat e para paraqiten me dhimbje të fortë në gjoks. /Gazeta Shneta/

One thought on “Kojcici: Pacientët me disekcion të aortës janë lënë në Emergjencën e QKUK-së për 5-6 orë

  1. Gazetë shneta, artikujve tuaj kunder QKUK-janë te neveritshëm. Ju vie era te sponzoruar, ejani një dite edhe shifna vetem 2 ore sa pune behet ne QKUK. MOS BENI KETE PER TI MBUSHUR XHEPAT CISTINES DHE SPITALEVE PRIVATE! PYTNI SA PARA KUSHTON NEDRHYRJA TEK DISEKACIONI I AORTES…AFER 20000 DHE NUK FILLON PUNA PA DEPONU SHUMEN.
    ANDAJ MOSNI ME PROPAGANDE TE NDYER…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *