Një thirrje për të gjitha gratë shtatzënë – zbulohet koha më e rrezikshme kur ju mund të lindni.
Tragjeditë gjatë lindjes ka më shumë mundësi që të ndodhin nëse mamia është në orën e 9 të turnit, thonë shkencëtarët.
Kjo ndodh kur rreziku i humbjes së gjakut të nënës dhe niveli i ulët i oksigjenit në mitër është më i lartë, thuhet në studim. Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo mund të ndodhë për shkak të lodhjes së obstetërve, të cilët mund të humbasin sinjalet e vogla shqetësuese që mund të ndodhin.
Megjithatë, Universiteti i Teksasit në Austin, zbulon se rreziku ishte i ulët në fund të turnit 12-orësh, kur dhe ata duhet të jenë edhe më të lodhur.
Ekspertët thonë se kjo mund të ndodhë pasi ata i kalojnë rastet më të komplikuara kolegëve që sapo nisin turnin.
“Janë bërë shumë studime lidhur me kohën e lindjes, por askush nuk e kishte vërejtur më parë nëse ka një lidhje me lodhjen e doktorëve”, thotë autori kryesor James Scott. Ai thotë se në orën e nëntë, rreziku i humbjes së gjakut të nënës shkon në 1.5 litra, pra rritet me 30%.
Ndërsa pehashi arterial, i njohur dhe si një shënues i shqetësimeve foshnjore, ka rrezik që gjatë kësaj kohe të bjerë në 7.1. Normalisht, për një fëmijë të shëndetshëm, pehashi duhet të jetë mes 7.3 dhe 7.4.
Gjatë studimit u vëzhguan 24.506 lindje të paplanifikuara në Britani mes viteve 2008 dhe 2013. Të gjithë obstetrit monitoruan punonjësit që asistonin në të njëjtën lindje dhe që punonin kryesisht me turne 12-orësh për pesë vjet.
Studimi nuk tregoi ndonjë ndryshim domethënës mes lindjeve që ndodhnin ditën apo natën.
Në mënyrë të ngjashme, nuk u gjetën ndryshime nga një ditë javë dhe në fundjave, qoftë lindje natyrale, qoftë cezariane, apo edhe nëse doktori ishte i ri apo me përvojë. Studimi u publikua në Revistën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.
Përse duhet kontrolli gjinekologjik?
Një sëmundje duhet ta parandalojmë përpara se ta kurojmë. Duke parë shtimin e rasteve me infeksione në organet reproduktive, sëmundjet seksualisht të transmetueshme e deri tek ato shumë serioze si kanceri i mitrës dhe vezoreve, këshillohet kontrolli gjinekologjik si masë parandaluese.