Gratë që kanë pasur disa dështime në lindje, tani do të jenë në gjendje të bëjnë një test që do t’u tregojë atyre kohën më të mirë për t’u mbetur shtatzënë. Ekspertët besojnë se pikërisht gjatë shtatzënisë mund të parandalojnë abortet dhe të rrisin gjasat që një grua të lindë një fëmijë të shëndetshëm.
Arsyeja është numri i “qelizave natyrale vrasëse”, ose qelizat e imunitetit të veçantë që mbështesin mitrën. Disa gra prodhojnë shumë nga këto qeliza, duke çuar në kolapsin e placentës, shkruan Klix.ba.
Ekipi i Profesor Jan Brosens nga Universiteti i Warwick bëri këtë provë që ka rezultuar i suksesshëm, me 150 gra. Është e nevojshme të bëhen më shumë prova klinike, por profesori shpreson se testi do të jetë në përdorim të rregullt për disa vite. Ai thekson se studimi gjeti ekuilibrin thelbësor midis “qelizave të vrasjes natyrore” dhe “qelizave burimore” në mitër, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë që kanë një problem me numrin e këtyre qelizave zakonisht u ndërpritet shtatzënia. Testi tregon numrin e qelizave dhe kur ky numër balancues i një gruaje është gati të konceptoj.
Një nga gjashtë gratë shtatzëna humbet fëmijën dhe një e katërta e shtatzënive përfundon me abort në 23 javë. Një nga 100 gratë ka më shumë se një abort./Gazeta Shneta/