Në momentin që fëmija juaj është 6 muajsh, mund të filloni t’i jepni ushqime te ngurta, dhe ndër të parat duhet të jenë drithërat ose frutat, perimet dhe në fund mishi.
Por cila është mosha e duhur për t’i dhënë fëmijës mish?
Këtë mund ta bëni duke filluar nga muaji i 7-8 duke e përzier me purenë e perimeve që tashmë keni filluar t’i jepni. Pureja e mishit duhet të jetë fillimisht e hollë. Ai është një burim shumë i mirë proteinash, hekuri dhe zinku, të cilat janë mineralet për të cilat fëmija ka më shumë nevojë nga mosha 6-12 muajshe. Ai gjithashtu është një burim magnezi dhe bakri. Hekuri dhe zinku që merret nga mishi absorbohet shumë me lehtësi nga fëmija, transmeton Gazeta Shneta.
Përfitimet e tjera të mishit:
- Është një burim shumë i mirë mikroelementësh, të cilat i përmban në sasi të konsiderueshme. Ato janë të afta për të plotësuar nevojat e fëmijës edhe një porcion të vogël.
- Përmirëson përthithjen e hekurit të marrë nga ushqimet e tjera. Për shembull nëse do të përzieni purenë e mishit me atë të perimeve, sasia e hekurit që do të përthithet do të dyfishohet dhe për pasojë do të parandalohet anemia.
- Është një burim i mirë i vitaminës B12, e cila gjendet tek proteinat shtazore dhe shërben për shëndetin e mirë të sistemit nervor. Është gjithashtu burim i vitaminës B9 që luan rol në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
- Përmban proteina lehtësisht të tretshme. /Gazeta Shneta/