Atletja e njohur Klodiana Shala ka qenë e ftuar gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin “Opinion” për të folur rreth grave në karrierë.
Ndër të tjera ajo rrëfeu se dikur ka dashur të adoptojë një fëmijë në shtëpinë e fëmijës, por nuk ka mundur për shkak të nënës jo të qëndrueshme të këtij fëmije.
Gjithashtu ajo theksoi së fëmija ishte 6-muajsh biond me sy bojëqielli tamam si ajo, megjithatë nuk arriti ta adoptonte:
“Unë kam një karrierë 20-vjeçare, kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single. Në pamundësi për të bërë fëmijë, pasi iu përkushtova me të vërtetë karrierës, kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës, për të adoptuar një fëmijë pikërisht në kohën kur isha në karrierë.
Nuk munda ta marr sepse mamaja e fëmijës, i cili ishte 6 muajsh, thuajse sikur e kisha lindur unë, biond dhe me sy bojëqielli, një fëmijë i mrekullueshëm nuk e jepte për ta adoptuar. Dhe unë në atë kohë karriere kam dashur ta adoptoj atë,”-përfundon Klodiana Shala./Gazeta Express/