Klinika Infektive në QKUK nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me vdekjen e gruas shtatzënë e cila ishte e shtrirë në njësinë intensive nga data 15 prill.
Për këtë rast ka folur sot infektologu Dr. Valbon Krasniqi në një konferencë për media, por ai nuk ka pranuar të jap detaje zyrtare për gjendjen e tani të ndjerës, shkruan Gazeta Shneta.
“E ndjera ka ndërruar në orët e pasmesnatës. Prej momentit që ka ardh ka qenë në gjendje kritike, e intubuar dhe në këto 5 ditë që ka qëndruar ka qenë në monitorim të infektologut dhe anesteziologut”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka treguar se edhe gjinekologët e kanë kontrolluar, por ka theksuar se nuk mund të flas më tepër detaje. “Ju kisha lutur se është rasti i parë shtatzënë në Kosovë. Nuk mund të jepen detaje për çfarëdo sëmundje tjetër që ka pas apo nuk ka pas”.
“Të gjitha detajet janë dhënë në komunikatë, nuk mund të shtoj më shumë”, ka deklaruar Krasniqi. /Gazeta Shneta/