Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se pas takimit të ud. Drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, me Ministrin e Shëndetësisë dhe me bordin drejtues SHSKUK dhe kërkesave urgjente për furnizim me barna për Klinikën Infektive, është arritur të bëhet furnizim urgjent nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.
Klinika Infektive gjate ditës se sotme është furnizuar me:
- Imipenem+Cilastatine 500+500mg= 600 copë
- Vancomycin 500mg = 800 copë
- Amoxicilin 250mg sir = 50 copë
- Co-trimoxazol 200+40mg = 50 copë
- Paracetamol 120mg/5ml = 50 copë
- Sistema për Infuzion = 500 copë
- Gjilpëra 21G = 5000 copë
- Shiringa 50 ml = 100 copë
- Ndërresa për fëmijë = 100 copë
Barnatorja Qendrore është në pritje të furnizimit edhe me produktet tjera për të cilat janë njoftuar edhe operatoret ekonomik nga ana e MSH-së dhe furnizimi do të vazhdoj.
Disa nga produktet e kërkuara nga Klinika nuk janë në Listën Esenciale, prandaj, duhet te shqyrtohen mundësitë për furnizimin me ato produkte. /Gazeta Shneta/