Trupi jonë ka nevojë për vitamine dhe minerale për të kryer funksionet e tij të përditshme. Për ta arritur këtë, preferohet konsumimi i një diete të shëndetshme me qëllim të marrjes së sasive të mjaftueshme ushqyese.
Këto shenja tregojnë mangësi të vitaminave:
Buzët e plasaritura – kjo nënkupton mungesën e vitaminës B (B3, B2 dhe B12), hekurit, dhe mungesë zinku. Kjo zakonisht shfaqet në mesin e vegjetarianëve pasi nuk konsumojnë mjaft nga këto lëndë ushqyese. Mënyra më e mirë për t’i arritur ato është përmes konsumit të kikirikëve, salmonit, vezëve dhe mishit të pules . Gjendja e hekurit mund të përmirësohet me ndihmën e vitaminës C, që mund të gjendet në speca të kuq, kale, brokoli dhe lulelakër. Vitamina C ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.
Skuqje në fytyrë dhe humbje të flokëve – kjo mund të nënkuptojë mungesën e vitaminës B7. Ju duhet të hani vezë të gatuara, lulelakër, soje, arra, banane, salmon, avokado dhe kërpudha për ta shmangur avitaminozën.
Ndryshimet e kuqe ose të bardha të lëkurës – këto ndryshime vërehen më shumë në fytyrë, por mund të shfaqen edhe në shpinë , kofshë dhe krahë. Kjo tregon mungesën e vitaminës E, A dhe acideve yndyrore. Ju duhet të qëndroni larg nga yndyra (e sidomos margarina) dhe të konsumoni yndyrë të shëndetshëm. Vitaminën A e merrni përmes karrotave, specave të kuqe patateve të ëmbla dhe perimeve jeshile, ndërsa vitamina D mund të merret duke u ekspozuar në diell për 10 minuta në ditë.
Dhimbje të muskujve, gishtave, këmbëve, duarve dhe shpinës – këto dhimbje shkaktohen si rezultat i mungesës së magnezit, kalciumit dhe kaliumit. Njerëzit që vuajnë nga një gjendje e tillë, janë më të prirur të djersiten më shpejtë. Ata duhet të konsumojnë brokoli, lajthi, bajame, qershi, mollë, banane, luleradhiqe, spinaq dhe kale.