Vitamina D kryesisht merret nga rrezet e diellit, por në këtë kohë pandemie po paraqet problem për disa njerëz pasi në disa vende ende jane masat kufizuese.
Vitamina D është e nevojshme për të ndihmuar në promovimin e thithjes së kalciumit duke rezultuar në kocka të forta dhe të shëndetshme shkruan Express.co.uk, transmeton GazetaShneta.
Studiuesit nga Universiteti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit, në Illinois, Amerikë, hulumtuan lidhjen mes erës dhe mungesës së vitaminës D.
Në studimin e tyre, ata vëzhguan një grua 47-vjeçare, e diagnostikuar me mungesë të vitaminës D.Studiuesit vunë re se ajo më parë ishte në gjendje të nuhasë erëra të ndryshme, ndërsa tani jo.
Studiuesit shikuan edhe një grua tjetër, e cila ishte 34 vjeç.Ajo kishte deklaruar një histori të nuhatjes së zvogëluar për vite me radhë, që do të thotë se ajo kishte humbur sensin e saj të nuhatjes.
Kur u kontrolluan nivelet e saj të vitaminës D, ato ishin befasuese, sepse ishin të ulta – 9.4ng / ml.
Pas një dite të plotësimit të vitaminës D, studiuesit kishin shkruar: “Pacientja ishte e befasuar që ajo ishte në gjendje të nuhasë erëra që më parë nuk kishte mundur”, shtuan studiuesit./GazetaShneta/