Ekspertët e shtatzënave, kanë raportuar për Daily Mail dhe për Mirror, se ky pozicion për të cilin do t’ju flasim më poshtë, ka rrezik deri në fatalitet për shtatzënat.
Ata thonë se shtatzënat duhet të flenë në krahun e majtë, po që se flenë në anën e djathtë, ato do të kenë probleme për një shtatzëni tjetër.
Hulumtuesit kanë studiuar disa gra shtatzëna nga disa vende të ndryshme, 155 prej tyre kishin probleme me një shtatzëni tjetër, kjo sepse gjatë gjithë kohës kishin fjetur në krahun e djathtë, ndërkaq 310 tjera, që kanë fjetur në krahun e majtë nuk kanë probleme.
Megjithatë, ata theksojnë se rreziku për fatalitet në përgjithësi është i vogël, pavarësisht pozitës së gjumit, megjithatë ata rekomandojnë që gjumi në kurriz ose në krahun e majtë është më i mirë edhe për foshnjën edhe për nënën. /Gazeta Shneta/