Një nënë, në rrjetet e saja sociale së fundi mori shumë komente lidhur me lindjen me prerje cezariane.
Ajo shpjegon se lindja me prerje cezariane nuk ishte çështje e leverdisë. Ishte vërtetë e vështirë sepse kishte qëndruar në më shumë se 38 orë në lindje dhe fëmija i saj kishte përjetuar ankthe dhe çdo tkurrje ishte duke ndalur zemrën e tij, transmeton Gazeta Shneta.
Lee konfirmon se pasi nuk kishte zgjidhje tjetër përveç të bënte një lindje me prerje cezarine në mënyrë që të shpëtonte jetën e foshnjës së saj.
“Kjo ishte gjëja më e dhimbshme që kam përjetuar në jetën time”, sqaron ajo.
Nëna e re sqaron se edhe gjërat e tilla si të ulësh dhe të dalësh nga shtrati janë të dhimbshme pas një lindje me prerje cezariane.
Lee përfundon postimin e saj duke shkruar, “Unë jam një grua e fortë. Jo vetëm për vetën time, por për djalin tim të bukur dhe do të përjetoja edhe shumë gjëra të tjera më të rënda, vetëm të jem në gjendje të shoh fytyrën e tij duke qeshur”./GazetaShneta/