Një nënë e cila e shtyu seancën e kimioterapisë për t’ia dhënë një shans shpëtimi bebes së saj në bark, ka shpërndarë dhimbjen e saj pasi bebja vdiq në ditën e tetë pas lindjes.
Heidi Laughlin, 32, nga Britania e Madhe, ishte shtatzënë tremuajshe kur u diagnostikua me kancer të gjirit, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Mjekët i sugjeruan që të kryej abort pasi kimioterapia do ta rrezikonte foshnjën e saj të palindur.
Megjithatë, ajo rrezikoi jetën e saj dhe e shtyu seancën e terapisë në mënyrë që t’ia jepte një shans bebes së saj.
Foshnja lindi me pak më shumë se 1 kilogram peshë dhe nëna tha se kjo gjë ia kishte rikthyer shpresën për jetë.
Por tragjedia nuk vonoi shumë. Bebja vdiq vetëm tetë ditë pas lindjes dhe kjo ishte shkatërruese për nënën.
“Dje pasdite, zemrat tona u thyen sepse na u desh t’i themi lamtumirë. Edhe pse ke jetuar vetëm tetë ditë, dashuria jonë për ty është magjepsëse. E di që një ditë do të të takojë”, ka shkruar nëna. /Gazeta Shneta/