Një grua në SHBA e cila nuk ishte në dijeni për shtatzëninë e saj, papritmas ka lindur fëmijën e saj në trotuar jashtë shtëpisë së saj.
Christine Harvey nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë, pasi i kishin filluar dhimbjen e barkut dhe priste që një mik i saj ta dërgonte në spital, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Harvey e cila ka dy fëmijë, lindi beben vajze me 2.5 kilogramë peshë.
Një fqinj i saj ka rrëfyer momentin e lindjes së gruas.
“Mendova se ishte kukull e vajzës së saj, por pastaj e kuptova se ka lindur fëmijë nga gjaku në rrobat e saj”, tha ai. /Gazeta Shneta/