Ishte koha kur Kath Patingale ishte në pushim të lindjes dhe familja mendonte se do të ishte mirë që të merrnin një udhëtim së bashku me karavanin e tyre, ajo që kjo nënë beson që edhe i shpëtoj jetën fëmijut të saj të vogël, shkruan Kids Pot, transmeton Gazeta Shneta.
Një pasdite kur ata po shikonin TV dhe foshnja e tyre ishte shtrirë pranë tyre, babai i saj dëgjoi një zhurmë.
”Burri im mendoi se unë po gatuaja, kur papritmas pa atë dhe nxorri gishtat e saj të vegjël nga goja dhe pa një copë të madhe plastike”. ”Në fillim nuk e dinim nga erdhi kjo, por më pas e kuptuam që e kishte nxjerrur nga pjesa e pasme e kukullës” – shtoi ajo.
Kukulla që kishte pavarësisht që ishte përcaktuar për moshën e saj 0-3 vjeç, ajo arriti që të shkëpuste atë pjesë dhe ta fuste në gojë. ”Me siguri sikur të kishim qenë në shtëpi dhe ajo të ishte në ndonjë dhomë tjetër, do të ishte shumë më keq” – përfundoj Kath.
Kath vetëm dëshiron që ti paralajmërojë prindërit që të kenë kujdes kur zgjedhin se çfarë lodra tu ofrojnë fëmijëve të tyre sepse ato shpesh herë mund të përfundojnë shumë keq, pavarësisht që thuhet se janë dedikuar për moshën e tyre.
Vajza e saj tashmë është mirë dhe nuk kishte ndonjë rrezik të madh, por ajo që e shqetson zonjën Kath është se këto janë lodrat me të cilat ne i lëmë fëmijët vetëm, dhe kështu nuk e dimë kurrë se çfarë mund të ndodhë.