Fotografja Lisa Robinson, është e specializuar të realizojë fotografi në dasma, por kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë vitin e kaluar, ajo donte të merrte një sfidë të re fotografike: të fotografonte lindjen e saj.
Shtatzënia e saj erdhi si një surprizë, por e mirëpritur. Lisa Robinson dhe bashkëshorti i saj kanë një djalë 9-vjeçar dhe ishin duke u përpjekur për vite me radhë që të kishin edhe një fëmijë tjetër, duke përjetuar dy abortime përgjatë përpjekjeve
Ata kishin vendosur në fakt të ndalonin së përpjekuri për një fëmijë tjetër kur pas pak kohësh, Lisa Robinson konceptoj vajzën e saj Anora, tani 6 muajshe, transmeton Gazeta Shneta.
Fotografimi i lindjes, mendoi ajo, do ta ndihmonte të qëndronte e qetë dhe e përqendruar, dhe ta mbante mendjen larg nga dhimbja. “Nuk e dija nëse do të isha në gjendje të realizoja fotografi apo jo”, pranoi Robinson Ward.
Ajo arriti t’i realizojë fotografitë gjatë lindjes, të cilat do t’i ndiqni më poshtë./Gazeta Shneta/