Kjo nënë me dy fëmijë ka treguar aksidentin që i ndodhi me vajzën e saj, duke ju treguar edhe prindërve të tjerë që aksidentet ndodhin në moment.
Kayla Schapel, nënë e dy vajzave, nuk kishte pësuar ndonjë aksident më parë me vajzat e saj. Sikur çdo fëmijë ato kishin rrokullisjet dhe lëvizjet e tyre më parë, gjithashtu edhe ndonjë prerje apo djegie të vogël por jo diçka që kërkonte shërbim spitalor.
Gjithçka ndrroi kur një moment pakujdesie çoi në një katastrofë, shkruan Kids Pot transmeton Gazeta Shneta.
Kayla kishte mbaruar punën dhe po priste për orë të tëra doktorin e saj para se të shkonte ti merrte fëmijët tek nëna e saj. ”Ayla ka qenë gjtihmonë një fëmijë që ngjitet pas meje”, tregoi ajo. ”Ai momenti kur hyra brenda ajo mu gjuajt dhe nuk donte që të largohesha prej saj”.
Si çdo nënë tjetër pas një dite të gjatë, Kayla kishte pak nevojë për pushim dhe relaksim para se të fillonte të bënte darkën dhe kohën e gjumit kështuqë ajo shkoi në kuzhinë të bënte një filxhan çaj para se të shkonin.
”Ayla sdonte të ndahej nga unë kështuqë i thash asaj se mund të më ndihmonteë. Kështu mora nënën ta ndihmonte të merrte qumështin nga frigoriferi”, tha Kayla.
Kur Ayla e mori qumështin nëna e Kaylas u largua nga kuzhina dhe Kayla kishte menduar që edhe vajza saj është larguar. Kayla vendosi ujin e vluar në tre gota çaji dhe ky ishte momenti kur dëgjoi atë zhurmë të tmerrshme.
”Ayla ishte shtrirë në dysheme dhe po qante e bërtiste. As nuk e dija që ishte aty, mendoja që kishte dalë nga kuzhina bashkë me nënën time”, shtoi ajo.
Pas kësaj nuk e dinte sa keq ishte puna deri sa e pa që lëkura e vajzës po binte, atlherë thirri emergjencën.
Ayla ishte mbajtur në spital për më shumë se dy javë. Ajo kishte mbrritur shkallën e djegies në 18% të trupit të saj dhe rikuperimi nuk po shkonte shumë shpejtë.
Kayla dhe i fejuari i saj Jackson, morën pushim nga puna që të ishin me të dhe ti ofronin sa më shumë rehati që të mundeshin.
Nga ndjenja e fajit dhe gjykimit, Kayla dëshiron që ti inkurajojë të gjitha nënat që të kenë kujdesë por edhe të inkurajojë të ndihmojnë në shërimin e fëmijëve të tjerë.