Shumë nëna e ëndërrojnë momentin kur do ta veshin beben e tyre për herë të parë me fusta.
Por çfarë ndodhë nëse fëmija do të jetë djalë?
Këtë pyetje e ka parashtruar një nënë në rrjetet sociale, e cila thotë se ka përjetuar reagime negative kur deshi ta vishte djalin e saj 10-javësh me fustan, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
“Unë mendoj se fustanet janë të bukura dhe nuk shqetësohem për çështjet gjinore të shoqërisë, ku vajzat duhet të vishen me ngjyrë rozë dhe djemtë me të kaltër”.
“Nuk mendoj se kjo vlen për djali tim. Megjithatë, a mendoni se është e gabuar?”, ka pyetur nëna.
Pothuajse të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kundërshtuar veprimin e nënës, duke thënë se nuk është e drejtë për beben pasi kjo mund të mos jetë zgjedhja e tij.
Të tjerët e akuzuan duke i thënë se ka zgjedhje të tjera nëse dëshiron ta përmbush dëshirën e saj, duke bërë një fëmijë tjetër ose duke blerë kukulla. /Gazeta Shneta/