Sindromi ovarian policistik është një sëmundje që prek një në pesë gra, por deri tani ka qenë e panjohur.
Ndoshta kjo është një zbulim i madh për të ndaluar periodat e parregullta dhe qimet e fytyrës. Një studim i botuar në ‘’Natural Medicine’ zbuloi se shkaku i cisteve në vezore mund të jetë hormoni antimillerian, shkruan Vix, transmeton Gazeta Shneta.
Qendra për riprodhimin e asistuar në ‘’Connecticut’’ shpjegon se ky hormon sekretohet nga folikulat e vezoreve dhe ndihmon në matjen e rezervës ovariane: Rezerva ovariane është një koncept që përfshin si sasinë e cisteve që i janë lënë gruas dhe cilësinë e tyre. Me fjalë të tjera, analiza e këtij hormoni shërben për të parë se sa ovula të vlefshme ka ende gruaja në vezore’’.
Gjetja e shkakut të mundshëm të këtij sindromi është tashmë një arritje në vetvete pasi nuk mund të përcaktohet, por shkencëtarët bënë një arritje edhe më mbresëlënëse: ta ndryshonin atë.
Sipas studimit, ky sindrom mund të trajtohet në mënyrë prenatale me injeksione të një ilaçi të quajtur ‘’cetrorelix’’. Shpresojmë, që përparime të tjera mund të bëhen së shpejti një trajtim për gratë me këtë lloj të sindromit./Gazeta Shneta/