Fytyra jonë është gjëja e parë që njerëzit shohin tek ne dhe sigurisht edhe për neve është pjesa më e rëndësishme e trupit dhe kujdesemi për të më së tepërmi sa i përket pamjes.
Për të ruajtur lëkurën e fytyrës ne duhet që vazhdimisht të kujdesemi për të. Për fat të keq, kjo pjesë e trupit është përballur me probleme të mëdha ndër vite.
Mosha, njollat e djellit, puçrrat dhe shenjat në fytyrë, plagët e aksidenteve, të gjitha këto së bashku bëjnë që fytyra jonë të mos duket ashtu siç ne dëshirojmë, transmeton lajmi.net
Për arsye të komplekseve të ndryshme dhe të dëshirës për tu kujdesur për lëkurën, njerëzit aplikojnë edhe trajtime shumë të shtrenjta e nganjëherë edhe të rrezikshme estetike, pa e ditur se ekzistojnë forma natyrale po aq efektive ose edhe më shumë.
Në këtë artikull, ne do të ju paraqesim një maskë efektive, shumë të thjeshtë dhe krejtësisht natyrale që i jep përfitime të mëdha lëkurës tuaj.
Përbërësit:
Bikarbonat natriumi (sodë e bukës)
Uthull molle
1/2 e limonit
mjaltë
Përgatitja:
Në një gjysmë gote me ujë duhet holluar një lugë çaji uthull molle. Në një enë të veçantë vendosim pak sodë buke dhe pastaj shtoni përzierjen e uthullës së mollës me ujin. Shtrydh gjysmën e limonit mbi këtë masë dhe në fund shtoni mjaltin. Përzieni masën prë disa minuta, derisa të krijohet një masë e qëndrueshme dhe homogjene.
Aplikimi:
Para se të aplikoni këtë maskë, fytyra juaj duhet të jetë e pastruar mirë që poret të jenë të hapura dhe mbetjet e grimit ose grimcat e pluhurit të largohen nga fytyra. Pastaj me një leçkë të butë dhe të pastër, ngadalë e thani mirë fytyrën. Pasi ta keni bërë këtë, me kujdes e aplikoni maskën e cila duhet të veprojë në fytyrën tuaj rreth 5 deri në 10 minuta. Së fundi, hiqni maskën me ujë të të ngrohtë dhe ju mund të përfundoni me pak ujë të ftohtë që poret tuaja të mbyllen. Duhet të keni kujdes me zonën e syve për shkak të ndjeshmërisë.