Pothuajse të gjithë keni luajtur me këtë “lodër” të paktën një herë në jetën tuaj, pasi ajo është shumë e popullarizuar në mesin e fëmijëve, madje edhe të rriturve, por zyrtarët e shëndetësisë në Australi kanë një paralajmërim për prindërit në mbarë botën: lazerët nuk janë lodra.
Kompania australiane “Broadcasting Corporation” njoftoi se një adoleshent tazmanian kishte humbur 75% të vizionit, ndërsa luante me lojëra me lazer, si rezultat i takimit të rrezeve lazer në sytë e tij.
Pasi u hetua mbi shkaqet që kishin sjellë djalin 14-vjeçar në këtë gjendje të rëndë, u nxorën përfundimet se lazeri ishte me fuqi tepër të lartë dhe rrezet e forta ishin shkaktarët.
Në shumë vende të botës, këto lazer shiten si lodra normale nëpër dyqane, por duhet theksuar se shumë prej tyre janë me fuqi më të ulët. Në rastin e këtij djali të vogël, fuqia ishte tepër e lartë, e cila shkaktoi edhe 75% të verbimit të tij./Gazeta Shneta/