Kjo grua përjetoi tmerrin pasi bëri vetullat tatuazh

2018-12-04 në ora 14:43

Kur kjo grua shkoi për të bërë vetullat tatoo, ajo nuk e priste se mbetej me çrregullime të shumta dhe skuqje të madhe mbi sy. Reagimi që mund të kenë vetullat nga efektet anësore të trajtimit kozmetik, mund të jenë tronditëse që shumë gra nuk i dinë.

Realizimi i vetullave tatoo bëhet nëpërmjet metodës së njohur me emrin ‘Microblading’, e cila mundëson vendosjen e tatuazhit në formë të qimeve mbi sy. Është tatuazh gjysmë i përhershëm, por shumë njerëz nuk e dinë se mund të ketë pasoja të padëshirueshme, shkruan Independent.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.

Fotoja e kësaj gruaje u shfaq në një emision në një nga televizionet amerikane, ku tre profesionistë mjekësor treguan pasojat që mund të kenë gratë nga vetullat tatoo.

Dermatologia Sonia Batra deklaroi gjatë emisionit se gruaja ka mundur të pësoj reagim alergjik ndaj ngjyrës së përdorur për tatuazhin. Vijat në formë të qimeve mund të kenë shkaktuar infeksion.

“Kur bëhet një shpuarje në kokë, ajo është një derë e madhe për bakteret. Poashtu kjo grua mund të ketë qenë alergjike ndaj ngjyrës së përdorur”, ka deklaruar Batra.

Mjekja ka rekomanduar gratë që të kenë kujdes para se të merrnin vendimin për të bërë vetullat tatoo. Ajo ka shtuar se personat që merren me këtë punë, duhet të jenë profesionistë të trajnuar dhe duhet të sigurojnë kushtet sanitare për të kryer atë. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *