Ndërsa fëmija bashkndjen me nënën derisa është në bark, shkenca mund të tregojë saktësisht se si ndikon e qeshura e saj tek i vogli.
Që nga muaji i gjashtë i shtatzënisë, embrioni ndikohet nga emocionet e nënës, sipas hulumtimit nga ‘Association for Psychological Science’ (Shoqata për Shkenca Psikologjike), transmeton Gazeta Shneta.
Fizikisht, foshnja ndërron pozitën nga lart në poshtë dhe anasjelltas në momentin kur e ëma e saj qesh, sipas Zv. Dekanit të Shoqatës për Shkenca Psikologjike.
“Ndërsa kontrollojmë fetusin përmes ultrazërit dhe nëna fillon të qeshë, ne mund të shohim fetusin duke lundruar me kokë poshtë në mitër, duke kërcyer lart e poshtë, sikur të ishte në një trampolinë.”, tha Janet DiPetro, Zëvendës Dekan i kësaj shoqate.
Dr. DiPetro ka bërë shumë hulumtime mbi fetuset. Dymbëdhjetë javë përpara se foshnja të lind, ajo do të fillojë të sillet si një e porsalindur. Kjo nënkupton se e qeshura e nënës ndikon në lëvizjet dhe emocionet e saj.
Ankthet, streset ose depresioni afatgjatë ndryshojnë gjendjen emocionale të bebes, sipas Dr. DiPetro-s.
Nënat të cilat janë të shqetësuara tejmase gjatë shtatzënisë, kanë shanse të lindin fëmijë të cilët do të vuajnë nga dhimbja e barkut.
Bebet e lindura nga nënat e ekspozuara ndaj depresionit janë më të prirura të diagnostikohen me depresion në moshën 18 vjeçare.
Ndërsa, Klinika Shëndetësore Mayo, ka një shpjegim tjetër në lidhje me të qeshurit e shtatzënavë dhe ndikimin tek bebet. Sipas tyre, të qeshurit ndryshon edhe trupin tuaj. Të qeshurit bën që ju të merrni më shumë oksigjen, duke liruar endorfinat në trurin tuaj.
Gjithashtu, të qeshurit ju ndihmon në relaksimin e muskujve dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut.
Ndërkaq, për ditët kur gjendja juaj emocionale nuk është stabile, studiuesit po thonë që të mos shqetësoheni shumë. Sipas tyre, mjafton një dush i ngrohtë apo ca ushtrime që të lironi energjitë negative./Gazeta Shneta/