Marrëdhënia seksuale përveç se është ndjesi e mirë, ajo gjithashtu si proces sjellë një mori të tërë përfitimesh shëndetësore.
Një seksion seksual djeg rreth 200 kalori, ul rrezikun e rrahjeve të zemrës, ju bënë të dukeni më të ri dhe shton jetëgjatësinë nga tri deri në tete vite, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, gratë që nuk po e kryejnë shpesh procesin seksual mund të jenë më të prekshme ndaj atrofisë vaginale.
Atrofia ndodh si rezultat i degjenerimit të organit në fjalë, në këtë rast vaginës.
Atrofia vaginale gjithashtu është një gjendje e zakonshme por e shërueshme, që shkakton hollimin e murit vaginal
Gjendja e tillë shëndetësore mund të ndodhë në gratë e të gjitha moshave, por ato që kalojnë menopauzën kanë më shumë gjasa të preken.
Kjo është për shkak se trupi prodhon më pak estrogjen – hormon që lirohet gjatë marrëdhënies seksuale – se normalja, i cili ka një ndikim në mënyrën se si sillet muri vaginal.
Sipas Klinikës Mayo, faktorët kryesorë të rrezikut për gjendjen përfshijnë pirjen e duhanit, mungesën e lindjeve vaginale dhe mungesën e aktivitetit seksual./Gazeta Shneta/