Shmangni marinimin e ushqimit të cilin e përgatisni vetëm për fëmijën. Në gjashtë muajt e parë të jetës, foshnjës i mjafton më pak se 1 g kripë, të cilën e merr nga qumështi i nënës apo ushqimi i gatshëm, në muajt 7 dhe 12 mjafton 1 g kripë, përderisa fëmijët nga 1 gjer në 3 vjeç kanë nevojë më pak se 2 g kripë në ditë.
Nëse përgatitni ushqim i cili piqet në furrë, sasia e përgjithshme për tërë ushqimin do të duhej të përmbajë në mes të ¼ të lugës së kafesë dhe një luge supe, transmeton Gazeta Shneta.
Për supat dhe ushqimet e ziera sasia e lejuar është ¼ deri në 1 lugëz e kafesë, natyrisht për tërë ushqimin, sepse nuk duhet asnjëherë që fëmijës t’i marinosni ushqimin në veçanti.
Gjithashtu, nëse përgatitni për vogëlushin pure apo sallatë nga perimet nuk keni nevojë që ti shtoni kripë./Gazeta Shneta/