Kjo ëmbëlsirë për shumicën është e preferuar, mirëpo përgatitja e saj kërkon kohë.
Prandaj po ju sjellin tani recetën për ëmbëlsirën e katrorëve të kokosit, e cila i ka të gjitha shijet e origjinalit të preferuar.
Përbërësit: 1 paketë biskota, 100 g çokollatë të zezë, 2 dl qumësht, 2 dl ajkë të ëmbël, 250 g kokos.
Përgatitja:
Thyeni çokollatën në katrorë dhe qiteni në një enë të thellë.
Shtoni qumështin dhe ajkën e ëmbël, dhe që të gjitha ngrohni në zjarr të lehtë duke i përzier vazhdimisht derisa të homogjenizohen të gjithë përbërësit.
Lini të ftohen. Biskotat njomni në krem dhe pastaj në kokos. Përsëriteni këtë procedurë derisa të shpenzoni të gjitha biskotat.