Kjo është policja që dyshohet se vrau 4 anëtarët e familjes

2020-02-18 në ora 17:42

Zyrtarja policore Valdete Bllaca e cila po dyshohet se ka vrarë katër anëtarët e familjes së saj dhe më pas veten, ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës që 18 vjet.

Mediat kanë raportuar se Bllaca kishte punuar fillimisht në Qendrën e Thirrjeve në rajonin e Prishtinës, ndërsa më pas ishte transferuar në Gjilan.

Ky rast i rëndë ka tronditur opinionin në Gjilan dhe më gjerë. Ende nuk dihet motivi dhe rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja.

Bllaca dyshohet se ka vrarë babain e saj Zeqirin, nënën Hanifën dhe dy vëllezërit Blerimin dhe Fisnikun. Fqinjët kanë dhënë një version se kishte qenë Blerimi i cili kishte shtënë në drejtim të anëtarëve të familjes së saj, e më pas kishte ardhur Valdetja dhe e kishte vrarë Blerimin dhe më pas veten.

Por këtë e ka mohuar Policia e Kosovës të cilët kanë deklaruar se në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm revolja zyrtare e Valdetes. /Gazeta Shneta/

Valdete Bllaca
Blerim Bllaca
Fisnik Bllaca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *