Kjo është nusja me kancer që u martua 18 orë para se të vdiste

2018-01-01 në ora 13:13

Një nuse e cila u martua 18 orë para se të vdiste ka lënë të gjithë njerëzit në botë zemër thyer.

Heather Mosher, nga Connceticut, SHBA, u martua me burrin e saj, David Mosher disa ditë para Krishtlindjes, duke e përshpejtuar martesën e tyre pasi çifti frikësoheshin se Heather nuk do t’ia dilte të ishte gjallë në ceremoninë e 30 dhjetorit.

Dhe tani fotografitë e martesës të publikuara nga shoqëruesja e nuses Christina Karas janë bërë hit, me shumë njerëz që janë prekur nga vullneti i Heather, shkruan Independent transmeton Gazeta Shneta.

“Ma kujton dikë i cili po e kalon vijën e finishit në një maratonë ose diçka e tillë”, tha David për WFSB. “Askush nuk e kishte menduar se do t’ia dilnim. Ajo iu tregoi atyre se e kanë gabim dhe kjo është ajo çfarë më thotë fotografia”.

Heather dhe David u takuan në një klasë vallëzimi më 2015 dhe shpejt u bënë të pandashëm. Në shtator të vitit 2017, u zbulua se tumori ishte shpërndarë në trurin e Heather dhe dy muaj më pas ajo ishte në kujdes intensiv me një tub për frymëmarrje.

Shumë njerëz mendonin se ajo nuk do t’ia dilte edhe për shumë gjatë, por Heather ishte një luftëtare. Por me dasmën e caktuar për 30 dhjetor, Heather pikëllohej se nuk do të arrinin ta bënin.

Doktorët i rekomanduan çiftit që ta bëjnë martesën më herët. David dhe Heather u martuan më 22 dhjetor të rrethuar nga familjarët dhe miqtë. Ajo vdiq më 23 dhjetor, 18 orë pasi u martua. /Gazeta Shneta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *