Pa dyshim, njëra ndër gjërat më të rëndësishme që ndodh në jetën e një gruaje është edhe lindja e një fëmije.
Ndërsa një nënë shqiptare ka vendosur që të tregojë gjithë procesin e lindjes, nëpërmjet një videoje.
Bëhet fjalë për Lona Selimin e cila ka lënë mbishkrimin ‘“Per cdo nene thesari i saj eshte femija,per mua thesari im eshte Aneli”, shkruan Gazeta Shneta.
Videoja sa e bukur aq edhe dramatike, shfaq nënën në sallën e lindjes duke përjetuar dhimbjet pak para ardhjes në jetë të fëmijës.
Me aq sa kuptohet nga pamjet, ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka marr pjesë në lindje dhe ka regjistruar momentet e lumtura.
Nga minuta e katërt mund të shihni përgatitjet e fundit për lindje dhe momentin ku nxirret foshnja dhe mjekët menjëherë e vendosin në gjoksin e nënës.
Shijoni këto pamje që Lona ka ndarë me publikun. /Gazeta Shneta/