Fotografja me bazë në Kaliforni, është e specializuar të realizojë fotografi në dasma dhe portrete, por kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë vitin e kaluar, ajo e donte të merrte një sfidë të re në profesionin e saj: të fotografonte lindjen e saj.
Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë një djalë 9-vjeçar dhe ishin duke u përpjekur për vite me radhë që të kishin fëmijë , duke pësuar dy abortime.
Ata kishin vendosur në fakt të ndalonin së përpjekuri për një fëmijë tjetër kur pas pak kohësh, ajo konceptoi vajzën e saj, tani 6 muajshe, transmeton Gazeta Shneta.
Fotografimi i lindjes, mendoi ajo, do ta ndihmonte të qëndronte e qetë dhe e përqendruar, dhe ta mbante mendjen larg nga dhimbja. “Nuk e dija nëse do të isha në gjendje të realizoja fotografi apo jo”, pranoi Robinson Ward.
Ajo arriti t’i realizojë fotografitë gjatë lindjes, të cilat do t’i ndiqni më poshtë./Gazeta Shneta/