Në rastin ideal, fëmija juaj duhet të shkojë te dentisti që prej ditëlindjes së parë, por në përgjithësi është mirë të prisni derisa të bëhet 2 ose 3 vjeç.
Megjithatë, nëse e shtyni për më vonë, mund të rrezikoni që në dhëmbët e fëmijës suaj të krijohen pllaka të pa pastra, të dëmshme për dhëmbët e tyre.
Edhe pse disa prindër supozojnë se për shkak se dhëmbët e foshnjave në fund do të bien, nuk ka rëndësi që të kujdeseni për ta, ky është një gabim i madh.
Edhe pse nuk mund t’i shihni, dhëmbët e përhershëm të fëmijës suaj janë duke u zhvilluar nën ato të qumështit dhe është e rëndësishme që të keni një kontroll te dentisti për të parë se çdo gjë në gojën e fëmijës suaj po zhvillohet normalisht.
Ju mund ta merrni fëmijën tek dentisti juaj, por një dentist pediatër është shpesh një alternativë më e mirë, sidomos për fëmijët e vegjël që mund të kenë frikë.
Këta mjekë kanë marrë trajnime shtesë për kujdesin ndaj fëmijëve dhe shpesh kanë zyra shumë miqësore me fëmijët me lodra, video lojëra ose shpërblime në fund të secilës vizitë për t’i bërë fëmijët të duan të vazhdojnë të vijnë./Pernenat.al/