Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut. Shumica e këtyre funksioneve janë thelbësore për jetesën. Përdorimet e hekurit ne trupin e njeriut janë si më poshtë: Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.
Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit. Hekuri vepron si katalizator për shumë veprime metabolike të cilat janë rrënjësore për rritjen e qelizave. Hekuri është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë të mëlçisë. Hekuri luan rol parësor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira.
Duke qenë së hekuri është kaq i rëndësishëm për trupin, mungesa e tij mund të çojë në: Anemi: Lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, Pagjumësi, mungesë oreksi, Zbehje, etj., gjithashtu çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funskionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë).
Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemoragji të rënda menstruale duke sjellë anemi. Gjithashtu edhe mungesë të gjakut në zorrën e trashë. Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë është të hamë ushqime të pasura me hekur.
Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm.
Lista e Perimeve të pasura me Hekur: Perimet jeshile si Spinaqi e Brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri, po ashtu: Fasulet jeshile; Rrënjë rrepash e panxhari; Bizelet; Patatja; Majdanozi; Asparagu; Lakërishtet; Shalqini; Misri; Lakra e kuqe; Lista e Bishtajoreve të pasura më Hekur: Të gjitha llojet e fasuleve; Barbunjat / bishtajat; Farat e Sojës; Farërat:Fara Luledielli; Fara Kungulli; Drithërat: Orizi kaf;Gruri; Cereali; Spageti/Makaronat në përgjithësi Prodhimet shtazore: Mishi i pulës dhe gjeli i detit; Mëlçia; Sardelet; Mishi; Mëlçi pule; Kosi natyral; Frutat e thata: Bajamet (dhe Vaji i tyre); Kumbullat dhe kajsitë e thata.