Një nga betejat e vazhdueshme që përballet çdo prind është se si t’i mbrojë fëmijët e tyre nga gjërat që janë të pista, duke filluar nga pjatat, lodrat prej gome, shishet e çka jo tjetër. Të gjitha këto pajisje janë të ekspozuara ndaj bakterve që rriten. Nëse ato nuk pastrohen rregullisht, fëmija juaj do jetë në rrezik të infektohet.
Dhe të gjithë prindërit e dijnë se sa e mundishme është pikërisht pastrami i tyre pasi që duhet të bëhet shpesh dhe duhet pritur që të bëhet një grumbull i konsiderueshëm i gjërave që të futen në rrobalarëse së bashku, shkruan 24/7moms, përcjellë GazetaShneta.
Tani në tregun e huaj ka filluar të qarkullojë një makinë shumë e vogël dhe praktike që lehtëson tërë procesin e pastrimit të mikrobeve.
Mjeti qyhet Sonic Soak dhe është makina më e vogël e larjes në botë. Ajo përdorë teknologjinë ultra-sonike (valët e zërit me frekuencë të lartë të cilat janë jashtë rrezeve të dëgjimit njerëzor) për të pastruar më thellë, duke ju kursyer kohë, ujë dhe energji.
Sonic Soak është një kallam i vogël, çelik, i cili mund të vendosni në çdo enë që dëshironi! Ju nuk jeni më i kufizuar nga madhësia e pastruesit dhe për shkak se ajo është e vogël dhe peshon më pak se një telefon të cilin mund ta merrni me vete kudo që të shkoni.
Ai pastron duke përdor vetëm 10% të sasisë së ujit që përdorin lavatriçet tradicionale, dhe rreth 2% sasinë e energjisë elektrike. /GazetaShneta/