A e Kujtesa e foshnjës suaj zhvillohet në faza.
Është një proces gradual dhe nuk ka moshë specifike në të cilën ndodh. Por fillon herët, para lindjes.
Fëmija juaj kujton në dy mënyra. Së pari, është në gjendje të ruajë informacione në trurin e saj. Së dyti, ajo mund të kujtojë dhe të marrë kuptimin e atij informacioni të ruajtur, me fjalë të tjera, kujtimet e saj. Kjo mënyrë e dytë e kujtimit zhvillohet shumë më ngadalë.
Pra, edhe para se fëmija të lindte, regjistroi përvojat pa qenë në dijeni të asaj që po ndodhte. Fëmija juaj do ta njohë zërin tuaj nga tremujori i tretë.
Prej lindjes, fëmija juaj do të mësojë shpejt dhe do të njohë aromën tuaj. Brenda javëve të para do të jetë në gjendje të dallojë fytyrën e nënës nga një i huaj. Gjithashtu do të njohë babain shumë shpejt, nëse ai ka qenë i pranishëm gjatë gjithë shtatzënisë.
Sa më shpesh që të ndani një përvojë me fëmijën tuaj, për shembull, të vizitoni gjyshen, të dëgjoni muzikë, ose të luani një lojë, aq më shumë fëmija do e kujtojë. Çdo herë që përvoja përsëritet, është më e lehtë që fëmija të mbajë mend se çfarë ka ndodhur herën e fundit, duke forcuar kujtesën.
Provoni të luani lojëra të thjeshta dhe fëmija shumë shpejt do të mësojë si funskionon loja e do të bashkohet me entuziazëm me ju.
Ndërsa fëmija juaj mëson të kujtojë njerëzit që njeh, ndoshta do të fillojë të jetë i kujdesshëm për njerëzit që nuk njeh. Ky quhet ankthi nga të huajt dhe zakonisht ndodh rreth muajit të tetë ose të nëntë.
Ndërsa foshnja zhvillohet, do të fillojë të lidhë përvojat e kaluara me atë që po bën tani. Pastaj do të fillojë të përdorë këto përvoja për të formuar atë që mendon se do të ndodhë në të ardhmen./pernenat