Në disa zakone nëna dhe fëmija i porsalindur i nënshtrohen një rregulli për ta mbajt fëmijën brenda shtëpisë rreth një muaj.
Por nuk ka ndonjë arsye shëndetësore që e ndalon këtë, të paktën jo nëse bebeja juaj është e shëndoshë, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas pediatres Jennifer Shu ndërrimi i ambientit dhe ajëri i pastër ndikojnë tek secili person përfshirë edhe bebet.
Ndërsa mbajtja brenda për një periudhë kohore mund të shkaktojë sëmundje tek bebeja juaj për shkak të afërsisë me njerëz të ndryshëm.
Mundohuni që ta shëtisni beben tuaj në parqe,kënd të lojërave, ambiente kryesisht të hapura, pasi kur të filloj të rritet do të ketë dëshirë të luaj jashtë.
Koha më e mirë për të dalë me beben në ambient të hapur është pasi të keni ushqyer foshnjën tuaj.
Poashtu keni kujdes që nëse dilni për një kohë më të gjatë, përgaditni gjërat e nevojshme për beben tuaj, si pampers, rroba të pastërta dhe ushqim të bollshëm.
Ndërsa shikoni edhe motin, pasi në temperatura të ulëta apo shumë të larta nuk preferohet që ta nxirni jashtë shtëpisë fëmijën tuaj. /Gazeta Shneta/