Ju mund t’i provoni të gjitha produktet e bukurisë, ato që parandalojnë rrudhat, por edhe ato që heqin të tillat, por në të shumtën e rasteve kjo nuk ndodh.
Pasi që me kalimin e kohës fytyra juaj fillon të humb elasticitetin, dhe që ka mundësi më të mëdha që të jetë e rrudhur si pasojë e humbjeve të hormoneve që kujdesen për vitalitetin e fytyrës suaj.
Po ashtu, fjetja në krahë mund të paraqet problem me lëkurën tuaj, edhe pse kjo pozitë e gjumit ju relakson shumë por efektet shihen më vonë.
Tek gjumi mund të përmendim edhe fjetjen kur jeni e lyer, apo keni ndonjë maskë për fytyrë, të dyja këto ndikojnë që të keni një fytyrë të rrudhur me kalimin e kohës.
Ndër shkaktarë të tjerë janë edhe: stresi i panevojshëm, ushqimi pa vitamina, pirja e alkoolit, të gjitha këto bëjnë që fytyra juaj të rrudhet më shpejt, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo cfarë sugjerojnë ekspertët është që sa më herët shihni se keni rrudha në fytyrë, aq më lehtë mundeni t’i largoni ato./Gazeta Shneta/