Doktoresha Ana Koxhaku për më shumë se tri dekada është kujdesur për foshnjat premature në Spitalin e Fierit në Shqipëri.
Ajo thotë se kujdesin ndaj të vegjëlve e bën me kënaqësi, pasi ata i konsideron si engjëj. Kështu e ka cituar mjeken, ministrja Ogerta Manastirliu në një postim të saj në Facebook.
“Për dr. Ana Koxhakun, reparti i Neonatologjisë në spitalin e Fierit është si shtëpia e saj e dytë. Sepse prej 36 vitesh shërben me përkushtim për të porsalindurit, në të njëjtin repart, nga i cili nuk është ndarë asnjëherë. ‘Kënaqësi të kujdesem për engjëjt sepse këtu lind jeta, nis e ardhmja’”, ka shkruar ministrja e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/