Së pari nuk është një ide e keqe që ta mbani fëmijën tuaj të sapolindur sa më afër vetes, në dhomën tuaj.
Madje edhe kur ai është në gjumë, tentoni që t’i qëndroni sa më afër që të jetë e mundur, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa kur keni për të gatuar ose për të pastruar shtëpinë atëherë gjëja më e sigurtë që mund të bëni është që ta lëshoni ngadalë në tokë afër jush, në mënyrë që ju të përcjellni cdo lëvizje të bebes suaj.
Nëse ka ndonjë kafshë shtëpiake apo vëlla ose motër më të madhe atëherë nuk është keq që t’i lini afër atyre.
Ndërsa për fund studiuesit thonë se bebet kanë një rrezik më të ulët për ndonjë sëmundje nëse ata flenë në të njëjtën dhomë me prindërit./Gazeta Shneta/