Lindjet natyrale janë duke u kryer çdoherë e më shumë nga gratë shtatzëna, sipas një sondazhi të fundit të zhvilluar në Britaninë e Madhe.
Trupi i gruas është në gjendje të sjellë në jetë një fëmijë sa më natyralisht dhe fiziologjikisht, madje dhe të përfitojë prej saj.
Përfitimet e lindjes natyrale: Edhe pse dhimbjet do të jenë të mëdha, nëna do të ndihet shumë mirë me faktin që ishte në gjendje të përballonte lindjen, duke bërë që të ndihet energjike, duke bërë.
Përparësitë nuk janë mbesin vetëm nga ana psikologjike, por edhe nga ana fizike. Duhet theksuar se qepjet që bëhen në zonë vaginale kërkojnë një kohë të shkurtër rikuperimi.
Nëna do të jetë në gjendje t’i përgjigjet menjëherë nevojave të fëmijës, duke qenë në gjendje gjithashtu të ushqejë me gji më me lehtësi që në momentin e daljes nga barku të fëmijës.
Përfitimet për të porsalindurin: Hormonet e prodhuara nga nëna në momentin e lindjes do ta përgatisin edhe më shumë foshnjën për të përballuar jetën jashtë barkut.
Kalimi nëpërmjet kanalit të lindjes, do të rregullojë edhe më tepër mushkëritë e bebes, duke i pastruar nga mbetjet e lëngut amniotik si edhe duke zgjeruar bronket.
Gjithashtu në këtë proces favorizohet edhe zhvillimi i sistemit imunitar për shkak të kontaktit me bakteriet./Gazeta Shneta/
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.