Kjo linjë do të jetë e njohur për prindërit e fëmijëve të vegjël. Gjumi i pandërprerë ‘normal’ i natës është një grail i shenjtë për prindërit.
Për shumicën e familjeve foshnjet të mos zgjohen nga gjumi gjatë natës është një ëndërr e largët.
-Përse zgjohen bebet?
Për Peter Fleming, profesor i shëndetit foshnjor dhe psikologjisë zhvillimore thotë se ideja që bebet duhet të flenë gjatë natës është një ide e shekullit të kaluar. Është krejt e natyrshme që ata të zgjohen gjatë natës, transmeton Gazeta Shneta.
Foshnjat e vogla nuk janë të dizajnuara për të fjetur për periudha të gjata kohore, pasi që kjo gjë nuk është e mirë për ta.
Foshnjat që zgjohen shpeshë kanë nivele të larta të inteligjencës dhe shëndet më të mirë mendor.
Sipas Fleming, ekziston një lidhje midis ‘niveleve të larta të arritjeve zhvillimore dhe intelektuale dhe jo duke fjetur gjatë natës.
Bebet flenë më pak se të rriturit. ‘Të rriturit priren të kalojnë nëpër një fazë të gjumit prej 90 minuta dhe pastaj sërish të kthehen në gjumë’’, tregon për Buzzfed dr. Fleming./Gazeta Shneta/