Shumë bebe kanë një “ves” që vendosin duart e tyre brenda gojës së nënës dhe kjo mund të jetë për to deri diku e bezdisshme.
Përse fëmija e bën këtë veprim?
Fëmijët ndiejnë shumë kënaqësi kur fusin duart në gojën e nënës pasi kështu krijohet një kontakt brenda një ambienti të ngrohtë dhe të lagësht që i kujton ndjesinë brenda barkut. Në fakt gjatë javëve të para pas lindjes, receptorët e prekjes dhe të temperaturës në lëkurë janë të aktivizuar. Zakonisht kjo gjë ndodh gjatë momentit të gjidhënies dhe gjumit kur nëna dhe fëmija janë në kontakt tepër intim. Gjatë gjidhënies krijohet një kontakt me nënën që shkon përtej nevojës për t’u ushqyer. Mes nënës dhe fëmijës shkëmbehen shikime, buzëqeshje por në këtë kohë bebi fut edhe duart në gojën e saj. Kjo gjë mund të ndodhë edhe më pas, pra jo vetëm gjatë javëve të para pas lindjes.
Si të veprojmë?
Nëse do të largoni duart nga goja fëmija do të kuptojë se ka një kufi mes teje dhe atij, mes trupit të tij dhe tuajit, dhe kjo është e gabuar pasi fëmija është tepër i vogël dhe ka nevojë për siguri. Ju mund të përpiqeni të tërhiqni vëmendjen e tij me një tjetër gjë pa arritur të fusë duart në gojë. Edhe këndimi i një kënge mund të ndihmonte, apo një puthje për ta bërë atë të ndiejë dashurinë tuaj, sepse kur fut duart në gojën tuaj fëmija është pikërisht duke kërkuar të afrohet me ju.