Isha kaq e re, vetëm 30 vjeçe, dhe nuk e mendova asnjëherë problemin me kancerin, u shpreh Madeleine Burry gjatë rrëfimit të historisë së saj.
Pas dasmës sime, burri dhe unë shkuam në muajin e mjaltit në Itali dhe Greqi. Ne jemi fizikisht aktivë dhe ngrënësit e ushqimit të shëndetshëm, por ne dëshiruam të kënaqemi më shumë gjatë udhëtimit tonë kështu që kishim ngrënë gjatë asaj periudhe shumë pica dhe pinim verë dhe të gjitha ato gjëra të mira që i gjenim atje.
Kur u ktheva në shtëpi dhe zbulova se kisha fituar peshë, ndjehesha e shumë e “fryer” – kjo ndodh kur të hahet pica gjatë gjithë ditës, shkruan womenshealth.com.au transmeton gazeta Shneta.
Por edhe pasi u ktheva në rutinën time të rregullt, ende nuk e humbja peshën e muajit të mjaltit – në fakt, kisha fituar dyfishin e peshës së mëparshme.
Pastaj filluan problemet me thartirat e lukthit, isha kaq keq, dhe pothuajse çdo gjë që unë haja më vinte të vjellja. Kjo më shtyu të bëja një takim me mjekun tim të përgjithshëm.
Mendova se do të ishte një rregullim i shpejtë. Ndoshta do të merrja disa ilaçe kundër thartirës ose do të zbuloja se kisha një ulçerë ose një gjendje tjetër shëruese. Por mjeku im mendonte se diçka tjetër po ndodhte.
Unë nuk isha shtatzënë, kur mjeku me rekomandoi të bëja një ultratinguj për të kontrolluar fibroidet dhe cistet.
Ai më thirri kur erdhën rezultatet: kisha një masë ocisti shumë të madhe -8,2 centimetra të gjatë dhe 3,9 inç të gjerë. Ishte një tronditje e madhe, por mjeku im mbeti optimist dhe nuk ndjeu se kishte ende arsye për t’u shqetësuar.
Unë jam punojëse e kujdesit shëndetësor ku punoj si farmaciste onkologe dhe menaxhojë medikamente për njerëzit me kancer, andaj idea për një problem të këtillë, fillova ta mendoja më ndryshe.
Mjeku im pastaj më ka referuar një gjinekolog për ta bërë një CT, analizë tjetër të rradhës. Pas skanimit, unë u ula në spital me nënën dhe bashkëshortin duke pritur rezultatet.
Kishte qenë më pak se dy muaj që nga dita e dasmës. Dhe në fund erdhen rezultatet, diagnoza ishte kanceri ovarian.
Kur mjeku na tregoi se ishte kancer, kisha një milion pyetje në lidhje me llojin që kisha, dhe çfarë ishte shansi i mbijetesës.
Si një kliniciste, unë jam e trajnuar të mendoj për atë që është e ardhshme sa i përket trajtimit. Ju nuk ndaleni duke menduar në këtë mënyrë kur të bëheni pacient.
Hapi i ardhshëm ishte të bëhej takim me një onkolog gjinekologjik për një biopsi.
Pas biopsisë, mësova se kishte diçka që quhej tumor i përzier, i cili është një formë e rrallë e kancerit ovarian. Kjo ishte në të vërtetë një gjë e mirë; kjo do të thoshte se kisha një shans 90 deri 95 për qind të jetesës për pesë vjet pas diagnozës sime. (Përtej kësaj, statistikat nuk janë aq të qarta)
Gratë me tumore të kancerit ovarian epitelial, për shembull, kanë një normë shumë më të ulët të mbijetesës.
Mjeku im më tha se tumori kishte ngulfatur vezoren time të majtë. Pra, gjatë operacionit, ai e hoqi atë së bashku me tumorin, një nga tubat e mia fallopiane, dhe disa nyje limfatike.
Isha me fat: Ovara ime e drejtë ishte në rregull. Duke pasur gjithashtu vezore time të drejtë kjo nënkuptohej se do të kisha ende mundësinë për të mbetur shtatzënë.
Ajo që u them grave të tjera është se:
Simptomat e kancerit të ovarian janë shumë të befasishme.
Nëse keni ndjenjën se diçka është e gabuar, dijeni se është vetëm ju – jo doktori juaj – i cili duhet t’i përgjigjet pasojave. Pra, edhe nëse mjekët tuaj thonë “Më duket mirë,” dëgjojeni ndjenjën tuaj karshi kancerit ovarian dhe këshilloni veten.
Nëse nuk e kisha bërë atë vite më parë, kush do të thotë se ku do të isha sot!
E mbijetuara nga kanceri ovarian./Gazeta Shneta/