Policia rumune të mërkurën e dërgoi në mbajtje një shtetas italian, që kryente kirurgji plastike në klinikat përreth Bukureshtit.
Policia kufitare arrestoi Matteo Politin në një tren në kufirin rumun-hungarez të mërkurën herët pas një alarmi.
Politi, 38 vjeç, i cili e përdori emrin si Mattheë Mode dhe pretendoi se ishte britanik, kishte vepruar në disa klinika private.
Autoritetet rumune të shëndetit, të cilët gjithashtu duhet të lëshojnë një leje të veçantë mjekëve, thonë se atij i është dhënë një leje pune në mars 2018 pasi ka dorëzuar një diplomë të rreme duke pretenduar se ai u kualifikua si doktor në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Sorina Pintea, tha se dyshonte për korrupsion, raporton AP.
Kirurgia plastike, Adina Alberts, e cila e raportoi tek autoritetet, tha se ai kishte punuar në klinikën e saj dhe fillimisht e kishte mashtruar atë: “Ai ishte i shkëlqyer në bisedë”, tha ajo.
Por ajo kishte dyshime pasi kishte parë mënyrën se si mbante një shiringë. Ajo tha se një pacient vuajti “komplikime” pas operacionit të gjirit nga ai. /zeri