Kirurgët vaskular në Shërbimin e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, kanë thyer rekordin e operacioneve vitin e kaluar.
Në 12 muajt e vitit 2018 kirurgët vaskular shqiptarë kanë realizuar 1 mijë operacione venoze. “Rritje pati të operacioneve në Aorten Abdominale, në Stenozën e Arterieve Carotide, në Tumoret ose gangliomat dhe paragangliomen e Arterieve Karotide dhe nervin hypogloss dhe By passet periferike”, thuhet në postimin e kirurgëve, shkruan Gazeta Shneta.
Postimi i plotë i tyre:
Për vitin 2018 u arrit numri rekord i operacioneve të kryera në Shërbimin e Kirurgjisë Vaskulare 1000
Në këtë vit u arrit që për herë të parë numri i operacioneve arteriale të kalonte numrin e operacioneve venoze.
Rritje pati të operacioneve në Aorten Abdominale, në Stenozën e Arterieve Carotide, në Tumoret ose gangliomat dhe paragangliomen e Arterieve Karotide dhe nervin hypogloss dhe By passet periferike.
Kjo falë punës së gjithë stafit: #Kirurg,#Infermier, #Instrumentare dhe veçanërisht stafit shumë të kualifikuar të #Reanimator_Anestezist
Faleminderit gjithë stafit të kirurgjisë vaskulare.
Sfida te reja na presin per 2019!